TIRANE– Një person është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi akuzohet për mashtrim kompjuterit. Shtetasi Kujtim Saqe dispononte karta bankare të klonuara. Arrestimi i tij është bërë nga Krimi Kompjuterit, ndërsa ndalimi i tij është bërë në një qendër tregtare në Tiranë.

Ndërkaq, policia sekuestroi 37 karta të dyshuara si të klonuara.

Mësohet se shtetasi Kujtim Saqe ka qenë arrestuar edhe më parë për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: