Një shqiptar mbajti “peng” banorët e një ndërtese në Itali për disa minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve për ta arrestuar atë dhe shmangur rrezikun.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë.

Një shtetas shqiptar (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), kërcënoi të pranishmit se do ta hidhte në erë ndërtesën.

U desh ndërhyrja e 6 anëtarëve të karabinierëve për ta neutralizuar. Fatmirësisht, përveç panikut të banorëve asnjë nuk u lëndua.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb