Policia ka vënë në pranga vajzën e Eli Farës, Marina Farën.
Marina Fara, emrin në dokumente e ka Roxhensa Kapurani, pasi mban mbiemrin e babait.
Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Mësohet se policia i ka gjetur Marina Farës 4 doza kokaine, në total 4.4 gram.
Lënda narkotike i është gjetur në automjet. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.
Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.
(BalkanWeb)
