Protestuesit vazhdojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Pasi u ndalën për pak momente tek Rruga e Elbasanit, ata bënë thirrje në kor kundër qeverisë.

“Arrestoni Ramën”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ishin disa nga thirrjet e tyre.

Më pas, protestuesit nisën marshimin. Me flamuj kombëtar, veshur me kostume popullore, rrugët e kryeqytetit jehuan nga zëri i protestuesve.

“Shikoni dëgjoni bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” thërrasin protestuesit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: