Vazhdon protesta e qytetarëve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës, ndërsa parlamenti vijon punimet.

Protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit dhe janë vendosur përballë efektivëve.

Ata bënë thirrje në kor si “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi”, “Qeveri e krimit” etj.

Sot protesta ka hyrë në ditën e 110-të të saj, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe mazhorancës.

Ata akuzojnë qeverinë për përhapje të korrupsionit në strukturat shtetërore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: