Adrien Rabiot do të luajë për Barcelonën. Ky do të jetë sezoni i fundit që francezi do të zhvillojë me PSG-në. 23-vjeçari refuzoi ofertat për rinovim nga klubi i tij dhe tashmë ka një akord me Barcelonën.

Lajmi konfirmohet nga Xhanluka Di Marzio, ekspert merkatoje. Mamaja e Rabiot, njëkohësisht edhe agjentja e tij, ka arritur një marrëveshje me spanjollët. Transferimi do të bëhet në verë dhe mesfushori do të firmos për 5 vjet. Ai do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon. Gjithashtu Rabiot do të marrë edhe 10 milionë euro në momentin e firmosjes. Për francezin interesoheshin shumë klube të tjera të Europës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: