Marc Guéhi është lojtari më i ri i Manchester Cityt. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i “Qytetarëve”, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mbrojtësi, i cili vjen nga Crystal Palace, u shpreh i lumtur për firmën (Kontratë deri në vitin 2031).

“Jam vërtet shumë i lumtur dhe jashtëzakonisht krenar që jam lojtar i Manchester City-t. Ky transferim është shpërblimi i gjithë punës së madhe që kam bërë në karrierën time.

Tani jam te klubi më i mirë në Angli dhe pjesë e një skuadre të jashtëzakonshme lojtarësh. Është një ndjesi e bukur ta thuash këtë”. Guéhi ka luajtur 20 ndeshje në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb