Një nga emrat që ka milituar në sezonin e fundit në Kategorinë Superiore ka qenë edhe mesfushori Aron Kaçinari. Djaloshi i afruar nga Kastrioti, ishte siguruar në huazim nga radhët e Venecias, një klubi mjaft të njohur në Itali, ndonëse eksperiencat e tij të mëparshme ishin vetëm në futbollin slloven.

Pranitë e Kaçinarit në fushën e lojës ishin me “pikatore”, pasi ai zhvilloi vetëm 4 ndeshje në kampionat dhe 4 në kupë në radhët e krutanëve, pa lënë shumë gjurmë me paraqitjet e tij. Ndaj në fund të edicionit, “divorci” mes palëve ishte i pashmanshëm, edhe për faktin se përfundoi afati i huazimit.

Një divorc i dyfishtë , pasi klubi i Venecias ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me futbollistin dhe ka prishur me marrëveshje kontratën që kishte me të, e cila përfundonte në verën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb