3 të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Chivu i beson Asllanit, ndaj River Plate ishte ndeshja e tretë që i besoi një fanellë titullari, por sërish paraqitja e mesfushorit kuqezi nuk u vlerësua me nota pozitive nga mediat italiane, i gjykuar në lidhje me faktin se i mungon organizimi përpara, i limituar me topa të gjatë. Përtej paraqitjes së individëve, në përfundim të ndeshjes, trajneri Chivu u ndal te suksesi përballë River Plate:

“Zhvilluam një ndeshje të vërtetë si skuadër, edhe pse në pjesën e parë vuajtëm jo pak presionin e tyre. Në fraksionin e  dytë arritëm të gjenim zgjidhet e duhura, ishim më të shpejt në lojën tonë duke krijuar më shumë raste. Në fund arritëm të kalonim turin, ky ishte objektivi. Pio Esposito? Jam i lumtur për të pasi ishte në lartësinë e ndeshjes. Nuk e di nëse do të qëndroj me ne edhe pas Botërorit për Klube, unë nuk shoh aq larg”, u shpreh Chivu.

I lumtur për golin e tij të parë me fanellën zikaltër u shfaq Pio Esposito: “Nuk po e besoja, vetëm kur pashë Lautaron duke festuar atëherë kuptova që gjithçka ishte e vërtetë. Pas debutimit, tani realizova edhe golin e parë me këtë fanellë, jam shumë i lumtur për këtë gol”, u shpreh Esposito.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb