Shqipëria siguroi zyrtarisht një biletë për në Play Off të Botërorit, pasi mundi 0-1 Andorrën.
Pas ndeshjes, kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” kuqezinjtë.
Arritja në Play Off është historike për kombëtaren tonë, pasi nuk e kemi bërë asnjëherë më parë diçka të tillë.
“Ec aty shqipe. Forca Shqipëria. Krenarë për kuqezinjtë”, shkruan Rama.
