Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me zhvillimet e një dite me parë të komisionit hetimor për inceneratorët, ku dëshmoi kreu i qeverisë Edi Rama.

Duke iu referuar retorikës së përdorur nga kryeministri Rama në mbledhjen e komisionit, Açka e quan atë një ‘mizogjin i vogël endemik’.

“Shqiptarët e panë dje me zë e figurë se sa i dashur, sa i qetë, sa i durueshëm ishte në përgjigjjet e tij ndaj deputetëve burra.

Dhe Sa agresiv, sa fyes, sa sulmues ishte me përgjigjjet ndaj deputeteve femra, të cilave u kujtonte zërin, shkollën, moshën e gjithfarë.

Ky është Edi Rama. Le të bëjë kabinet me zonja si të dojë, le të ndërrojë sa të dojë zonja në jetën e tij, ai është një mizogjin vulgar endemik. Madje nga sekti më i neveritshëm, ai me pushtet.” shkruan Açka

Postimi i plotë:
Lideri ynë i madh global nuk është veçse një mizogjin i vogël endemik
Shqiptarët e panë dje me zë e figurë se sa i dashur, sa i qetë, sa i durueshëm ishte në përgjigjjet e tij ndaj deputetëve burra.
Dhe
Sa agresiv, sa fyes, sa sulmues ishte me përgjigjjet ndaj deputeteve femra, të cilave u kujtonte zërin, shkollën, moshën e gjithfarë.
Ky është Edi Rama. Le të bëjë kabinet me zonja si të dojë, le të ndërrojë sa të dojë zonja në jetën e tij, ai është një mizogjin vulgar endemik. Madje nga sekti më i neveritshëm, ai me pushtet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: