Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti është përfshirë në debatin për të vrarët në revoltën e Spaçit, ndërsa iu kundërpërgjigj ashpër kryeministrit Edi Rama. Alizoti tha se e ka jetuar atë kohë, dhe shpesh vinte në Spaç, atje ku ishte i ati.

Pasi i sugjeroi që mos të ishte aq arrogant për këtë çështje, Alizoti tha se nuk dëshironte që të dëgjonte replikën nga Rama.

“Kur unë jetoja në kasolle dhe nuk shihja prindërit, ju jetonit në Tiranë. Po të mos ishte Partia e Punës ju dhe Olsi do ushit duke shpërndarë cadra në Dhërmi dhe Vuno. Jo se kishit faj ju, por ruani gojën. Aristrokracia juaj na vranë njerëzit tanë. Ju bërtisnit 90 % e tyre ‘parti, Enver’. Kjo parti duhet të shkëputet nga e shkuara. Jeni arrogant dhe kjo ju bën dhe injorant. Refuzoj që t’ju dëgjoj, dhe do iki të pi një kafe për qefin tim.”, tha Alizoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb