Silvio Berlusconi e ka përshkruar Giorgia Meloni, e cila është gati të bëhet kryeministre e Italisë, si “dominante” ndërsa dinamika e brishtë mes dyshes zbulohet ndërsa ata përpiqen të formojnë një qeveri së bashku në drejtimin e Italisë.

Partia Vëllezërit e Italisë së Melonit, e cila ka rrënjë neofashiste, fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e përgjithshme më 25 shtator, duke ndihmuar në sigurimin e shumicës më të madhe të çdo qeverie koalicioni në Itali që nga viti 1994.

Presidenti i vendit, Sergio Mattarella, pritet t’i japë Melonit një mandat këtë javë për të krijuar një qeveri me aleatët e saj, duke përfshirë Forza Italia të Berlusconit dhe Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.

I ulur në senat, manjati miliarder i medias shkroi në një copë letër, e cila u fotografua nga shtypi dhe u botua nga La Repubblica, se Meloni ishte “patronizuese, shefe, arrogante dhe ofenduese”.

Tensionet mes dyshes u përshkallëzuan pasi Meloni vuri veton ndaj kërkesave të Berlusconit mbi kabinetin, i cili përfshinte dhënien e ministrisë së drejtësisë një politikani të Forza Italia, me fjalë të tjera dikujt besnik ndaj Berlusconit, i cili mund të mbronte interesat e tij ndërsa problemet e tij ligjore vazhdojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb