Nga: ERJOLA JATA*

TIRANE – Tuneli i Kalimashit, pjesë e rrugës Milot-Morinë do të vazhdojë të mirëmbahet nga një kompani private. Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka nisur procedurat e tenderimit ndonëse aksi Milot-Morinë është fituar për koncesionin e mirëmbajtjes nga kompania turke “Vendeka Bilgi”, por Ministria e Transporteve ka shpjeguar se nuk ka një afat se kur do të fillojë ekzekutimi i kontratës së koncesionarit.

Spartak Tarka, drejtor i Standardeve në Autoritetin Rrugor Shqiptar thotë se në momentin e nisjes së kontratës së koncesionarit do të bëhet ndërprerja e kontratës me kompaninë që do të zgjidhet në tender për të mirëmbajtur tunelin e Kalimashit.

Është specifikuar në kushtet e kontratës që në momentin që lidhet koncesionari që do të marri rrugën Milot-Morinë dhe mirëmbajtjen e tunelit do të ketë ndërprerje të kontratës dhe do të filloj menjëherë kontrata është në kushtet e kontratës, është përcaktuar që në momentin që lidhet koncesionari, firma që do të marrë me koncesion Rrugën e Kombit dhe tunelin të përfshirë në të atëherë do të ndërpritet kjo kontratë dhe do të fillojë kontrata tjetër. Është në kushte e kontratës ne e vendosim 12 muaj pasi preventive është I përcaktuar i tillë sepse nuk kemi një datë të caktuar kur lidhet kontrata.”- deklaroi Tarka.

Pagesa për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit, sipas Drejtorit të Standarteve në Autoritetin Rrugor Shqiptarë, do të bëhet sipas situacioneve të preventimeve mujore.

“Normalisht pagesa bëhet mujore të firmës që do të fitoj mirëmbajtjen e tunelit dhe në momentin që lidhet koncesionari atëherë firma e mirëmbajtjes do të paguhet për atë punë që ka bërë deri në atë datë.”- u shpreh Tarka.

Autoriteti rrugorë shqiptarë ka hapur gjithashtu tender për mirëmbajtjen e tunelit të Krrabës një tender me një shumë prej 98.6 milion lekësh me një afat kohorë 1-vjeçarë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb