Trajneri i Arsenal, Arteta, analizoi fitoren në finalen e Superkupës së Anglisë, ndaj rivalëve të Manchester Cityt.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në Ëembley kundër skuadrës më të mirë në botë…

Sidomos mënyra se si e bëmë. Ne patëm raste të shkëlqyera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam. Nuk e dinim se si mund të kishte shkuar. Megjithatë, bëmë zgjedhjet e duhura, gjetëm një moment dhe bindje që na lejoi të barazonim fillimisht dhe më pas të fitonim në penallti. Sot treguam elasticitet dhe luftuam”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: