Trajneri i Arsenalit, Arteta u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-3 ndaj Manchester United.
“Ne e pranojmë humbjen. I përgëzojmë kundërshtarët. Vazhdojmë përpara. Duhet t’ua kujtojmë lojtarëve sa të mirë që janë. Unë e marr përgjegjësinë për gjithçka!”.
“Kur humbasim, atëherë duhet të tregojmë bashkimin, unitetin. Është një humbje shumë e dhimbshme, por tani është koha të jemi pranë lojtarëve që na japin kaq shumë gëzim. Është koha të jemi shumë, shumë afër tyre dhe t’i mbështesim – ne duam të fitojmë!”.
