Arsenal “bombardon” Chelsea-n në derbin e Londrës, i shkarkon një humbje turpëruese 5-0 duke marrë të vetëm kreun e Premier League. “Topçinjtë” e Arteta-s ishin të papërmbajtshëm në këtë sfidë duke dominuar blutë në çdo aspekt, me lojë dhe rezultat. Trossard kaloi Arsenal në avantazh që në minutën e 4-ët, por spektakli i vërtetë erdhi në fraksionin e dytë. Më minutën e 52-të White dyfishoi shifrat me një goditje të saktë brenda në zonë. Pesë minuta më pas ishte Havertz që u vertikalizua bukur duke trefishuar shifrat.

Sulmuesi gjerman u kthyer në protagonist absolut në këtë sfidë pasi pak minuta më vonë realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Arsenal. Show i “topçinjve” nuk përfundoi këtu pasi në minutën e 70-të White në përpjekje për të kthyer në top në qendër e dërgoi në rrjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 5-0. Për momentin, Arsenal ndodhet plus 3 nga Liverpool, por me një ndeshje më shumë.

Artetaaa
Artetaaa

Mikel Arteta në përfundim të këtij takimi nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të madhe, por në të njëjtën kohë pranoi se fati i titullit kampion nuk është në dorën e tyre, por do të bëjnë gjithçka për t’i fituar të gjithë ndeshjet deri në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb