Suksesi ndaj Manchester Cityt motivoi në maksimum Aston Villa-n, pasi ekipi i Emery kaloi 1-0 edhe Arsenalin brenda në Birmingham. Vendasit nga Villa Park u treguan cinikë në pjesën e parë, duke realizuar në goditjen e vetme në portë të fraksionit për ta. Pas vetëm 7 minutash lojë, mesfushori skocez John McGinn ndëshkoi portierin Raya.

Gooners ushtruan presion për të gjetur golin e barazimit me Odegaard, por pa rezultat, të paktën brenda pjesës së parë, pasi “gardiani” Emiliano Martinez bëri ndërhyerjen e duhur.

Skuadra e Artetës u shpërblye me gol në minutën e 62-të, arbitri i prishi festën londinezëve duke e konsideruar pozicion jashtë loje, sakaq Bukayo Sako nuk ra dakord me vendimin e gjyqtarit.

Ollie Watkins shpërdori një mundësi të mirë në të 68-tën, për të mbyllur një herë e mirë llogaritë. Gjithsesi, në fund festa i takoi Aston Villas, që merr 3 pikë dhe shkon në kuotën e 35-pikëve në vendin e 3-të, një pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb