Arsenali ka filluar negociatat me përfaqësuesit e João Palhinha për të sjellë lojtarin portugez në Emirates këtë verë.

Sipas Bild, londinezët dëshirojnë afrimin e futbollistit, ndërsa për vetë Palhinhan ky do ishte një shans për të ringjallur karrierën e tij pas një sezoni zhgënjyes në Bundesligë te Bayern.

Mesfushori 30-vjeçar kaloi dy vite shumë të suksesshme në Premier League me Fulham përpara se të transferohej te Mynih në vitin 2024 për 56 milionë euro.

Megjithatë, sezonin e kaluar ai luajti vetëm 941 minuta për Bayern Munich, me trajnerin  Kompany shpesh e la jashtë formacionit titullar.

Arsenali ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare por diçka e tillë pritet të vijë shumë shpejt.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb