Arsenali nuk njeh mëshirë. Londinezët triumfuan me goleadë 0-6 ndaj Sheffield United, në sfidën e luajtur në Bramall Lane (Sheffield). Ekipi i Artetas mbylli llogaritë që në pjesën e parë, pasi realizoi me katër autorë të ndryshëm.

Odegaard hapi festivalin e golave, ndërsa brenda fraksionit shënuan edhe Martinelli, Havertz dhe Rice. Për vendasit i pafat Bogle, me një autogol.  Në fillimin e pjesës së dytë, Ëhite thelloi shifrat.

Arsenali renditet në vendin e 3-të me 61 pikë, 2 pikë më pak se Liverpool që kryeson kampionatin. Ndeshja e radhës është ndaj Brentford, në shtëpi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: