Deklarata tronditëse të bëra nga një nënë që humbi një djalë, dhe një tjetër i është dënuar me burg përjetë. Kadrie Muskurti, teksa risolli në vëmendje krimin e rëndë, ku djali i vogël i saj vrau të madhin dhe nusen e këtij të fundit, tregoi një version të saj mbi sherret e vazhdueshme mes dy vëllezërve.

Ajo tha se Dritani e ofendonte, madje kishte tentuar që ta godiste me vazo në kokë. Ajo tha në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, tha se Arseni, autor i krimit të rëndë, kishte rënë në depresion për shkak të sherreve me të vëllanë.

“Është penduar për krimin. Tha se nuk i mendova pasoja. Ata të dy, bashkë me të shoqen merrnin antidepresantë, prej 3 muajsh. Por unë nuk e dija. Sapo e ndava në biznes, ku i dhashë Dritanit pjesën më të madhe, ai më thoshte; do ta gropos, do ta luftoj. I thoja; pse or bir thua kështu për të vëllanë. Pse? Ai të bëri me biznes. Mora dajën time i kërkova ndihmë i thash; s’më dëgjon djali.

Kur erdhi ai mi pajtoi. Shokët e burrit thanë një herë, bëni një foto dhe postojeni në fb, se vëllezër jeni. Dritani nisi luftën në biznes ndaj vëllait. Hapte magazinën. I dash shtëpinë dy katëshe Dritanit. Arseni është në një shtëpi 1 katëshe. Nisi, hapte magazinën dhe shkelte mallin me këmbë. Lajmërova dhëndrrin e kunatit dhe i thash; hajde më tako. Erdhi ai dhe e mori në telefon dhe i tha; pse nuk e le vëllanë të punojë? A të ka ndarë mami në biznes?! Shko dhe hape magazinën. Shkoi e hapi. Nisi prapë me veprime të tilla. Arseni bëri një kalçeto në oborr se ishin shumë fëmijë. Por atë më pas e ktheu atë në magazinë se s’kishte ku mbante mallin. E gjithë lufta me të vëllanë ka qenë se pse e ndava në biznes. Nuk donte. Zotit ndoshta, por Dritanit nuk i kam hyrë në hak. I kam hyrë Arsenit në hak. Arseni ishte student në Arabi Saudite. Ata kanë punuar prej 10 vitesh.”, tha ajo.

Duke u kthyer te ngjarja, ajo shtoi; “Në orën 14:00 të asaj dite kam shkuar në polici. Arseni atë ditë më tha; si të jem, më mirë mos të jetoja. Ti s’po më kupton! Nuk dua të jetoj më! Unë thash; ndoshta do të vrasë veten. Ato ditë nuk kishte ndodhur gjë. Ne kërkonim vetëm mbështetje te shteti. Arsenit i shkon një letër thirrje nga gjykata për urdhër-mbrojtje, ku Dritani kërkonte ndaj Arsenit. Këto i bënte vet, dhe për t’i mbuluar këto ai kërkonte urdhër-mbrojtje. Arseni e ka pasur armën me leje, për biznesin që ka pasur. Duhet të themi të vërtetën, se arma nuk ishte pa leje. Atë ditë takova një punonjës policie, jashtë detyre. I thash; ju lutem merreni çunin e madh futeni brenda, se nuk i kam punët mirë me të. I kërkova të rregullonte një ulluk uji, dhe më ka sharë më tha; je injorante…dhe një fjalë tjetër që s’ma pranon etika. Më pas mori vazon nga kati i dytë që të ma hidhte në kokë. U mendova dhe dola për të shkuar te rajoni. I mora në telefon dhe u thash futuni brenda. Më pyeti policia; çfarë ke zonjë? I thash kam konflikt me djalin. E panë dhe vazon e lules. Ai në debat e sipër dhe të dhunonte. Më mori policia. Më pas ndodhi ngjarja dhe mora vesh lajmin e keq. Prokurori e ka rënduar më shumë ngjarjen. Me fëmijët e Dritanit nuk jam takuar kurrë. Jetojnë me prindërit e nuses. Krushku ka thënë; ajo fëmijët e vetë i ka varrosur, këta janë fëmijët e vajzës time. Kam kërkuar dhe ndihë te prindërit e nuses. Ajo më thoshte; do i nxjerr ujin e zi kësaj shtëpie. I thash, pse ça të ka gjetur nga kjo shtëpi?!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb