Mauro Icardi është zyrtarisht një futbollist i Galatasaray. Akordi ishte arritur prej ditësh por vetëm dje lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për një edicion me gjigantët e futbollit turk.

Klubit turk ka bërë të ditur detajet e kontratës së huazimit dhe rezulton që në fakt për shërbimet e Icardit paguan një shifër qesharake, vetëm 750 mijë euro.

Kaq do të përfitojë argjentinasi nga arkat e klubit turk, pasi pjesën tjetër të rrogës së tij vjetore në këtë sezon ku është në huazim, që rezulton të jetë 6 milionë euro, do ta paguajë PSG.

Ndërkohë, Galatasaray do të shpenzojë dyfishin e shumës që caktoi për argjentinasin për firmën e Milot Rashicës. Ylli i përfaqësues së Kosovës do të paguhet 1,5 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, të cilit iu bashkua në formë huazimi nga Norëich.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb