Arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise duket se është një mashkull tjetër.

Ylli kolumbian nuk është lidhur me askënd deri më tani, pas ndarjes së saj nga Gerard Pique, megjithatë, një raport i The Sun shkruan që ajo ka gjetur një mashkull tjetër.

Në veçanti, Shakira u pa të dielën në FTX Arena për të parë ndeshjen Miami Heat kundër Boston Celtics. Natyrisht që prania e saj atje nuk është për shkak të dashurisë për basketbollin, por njohjes me Jimmy Butler.

Menjëherë pas përfundimit të lojës, ata ndoqën njëri-tjetrin në Instagram, gjë e çuditshme për Shakirën, e cila ndjek vetëm 159 persona në llogarinë e saj.

Nga ana tjetër, sigurisht lidhja e tyre nuk është ende e qartë, pasi basketbollisti është në lidhje me modelen Caitlin Novak që prej vitit 2019. Ndërkohë që

Shakira është në kërkim të partnerit të saj të radhës, ish i saj, Gerard Pique duket se po jeton dashurinë me të dashurën e re Clara Kia.

Madje, ai së fundmi ka postuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi të re me partneren e tij, në të cilën ai shfaqet pa këmishë dhe çifti pozon në krahët e njëri-tjetrit duke buzëqeshur para kamerës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: