TIRANE – Bishtajat janë një nga ushqimet të pasura me më shumë proteina dhe fibra. Ato janë ideale për t’i bërë pjesë të një diete për të gjithë ata që duan të parandalojnë kapsllëkun, të forcojnë muskujt, të bien në peshë, të forcojnë sistemin imunitar dhe të shmangin sëmundjet e zemrës.

Mbani për pak kohë në ujë bishtajat para gatimit. Pasi kështu vlerat ushqyese që ajo përmban bëhen më të arritshëm për trupin tuaj. Gjithashtu, ndihmon në uljen e gazrave të tepërta në barkun tuaj. Më poshtë po ju listojmë disa përfitime në shëndet të bishtajës:

Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut
Bishtaja është e pasur në kalium. Nëse vuani nga hipertensioni, përfshirja e bishtajës në dietë ju ndihmon ju të luftoni presionin e lartë të gjakut. Pasi kaliumi i relakson enët e gjakut dhe gjithashtu nxjerr ujë të tepërt në gjak, duke rezultuar në uljen e presionit të gjakut shkruan Shendeti.
Ul nivelet e kolesterolit të keq
Duke qenë e pasur në fibra, bishtaja është ideale për kontrollin e kolesterolit në gjak. Fibrat përthithin molekulat e kolesterolit dhe i nxjerrin nga trupi. Mjekët thotë që mbajtja në nivele të ulta të kolesterolit të keq ul riskun e goditjeve në zemër. Përveç se ulin kolesterolin e keq, fibrat prezente tek bishtajat ndihmojnë gjithashtu në mirëfunksionimin e zorrëve.
Rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak
Të sëmurët me diabet dhe të gjithë ata që kanë rrezik në zhvillimin e kësaj sëmundjeje duhet të konsumojnë në mënyrë të rregullt bishtajat.
Kjo sepse fibra që ato përmbajnë ndihmojnë në ngadalësim të çlirimit të sheqernave në gjak. Si rezultat, mund të mbani nën kontroll shumë komplikacione që vijnë si pasojë e nivelit të lartë të sheqernave në gjak.

Ju japin energji

Përfshirja e bishtajës në dietën tuaj të përditshme ju ndihmon në mbajtjen e energjisë. Së pari, ato janë të pasur me vitaminë B, e cila është e rëndësishme në konvertimin e karbohidrateve në energji. Së dyti, bishtajat janë burim i këtyre karbohidrateve të përbëra që mbajnë trupin me energji.

Forcon sistemin imunitar

Bishtajat janë të pasura dhe me vitaminën C dhe të gjithë e dimë që kjo vitaminë është esenciale për forcimin e sistemit imunitar. Si rezultat, rreziku për të vuajtur nga gripi apo ftohja reduktohet në mënyrë të konsiderueshme. Vitamina C e bishtajave është shumë e mirë dhe për lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: