Ekspertët janë duke i dhënë shumë rëndësi konsumit të arrave për shkak të përfitimeve të mëdha shëndetësore siç janë trajtimi i disa llojeve të kancerit dhe performanca seksuale.

Performanca seksuale:
Hulumtimet e fundit të bëra nga një universitet me reputacion në Amerikë, kanë treguar se konsumi i 75-gr arra në ditë e përmirëson performancen seksuale dhe shëndetin e spermës. Arrat janë të pasura me yndyrë bimore të Omega-3, një lloj i acidit yndyror që mendohet të jetë shumë e rëndësishme për shëndetin e spermës.

Një kurë për kancerin?
Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret “parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët në Spanjë së fundmi kanë zbuluar se arra e ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri për 40 për qind dhe nga sëmundjet kardiovaskulare për të paktën 55 për qind, transmeton lajmi.net

Ndihmon për të luftuar plakjen:
Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen tek femrat e gjithashtu parandalon dëmtimet fizike që vinë me pleqërinë.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës:
Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, komponime këto të cilat mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu kontribojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: