I ftuar në emisionin “Studio24” në “News24”, eksperti Romeo Nazarko foli për fondet e IPARD. Gjithashtu gjatë intervistës, Nazarko tregoi se denoncimin në lidhje me këtë çështje e bëri pas indicieve të shumta.
Sipas tij është përdorur një skemë korruptive. Më tej shtoi se nuk ka shumë shpresë për të arritur fondet e IPARD3 pasi sipas ekspertit edhe në një kohë shumë të afërt rreth 2-3 muaj më parë janë bërë të njëjta gabime, si me IPARD 2, në rastin e shpërndarjes së naftës te fermerët.
“Inidicia ishte arroganca tepruar pranë drejtorisë së AZHBR, më konkretisht pranë drejtorit të kësaj drejtorie. Ai nuk denjonte as të priste por të orienteonte drejt drejtorëve të drejtorive për të cilët më pas duhet të hyje në skema korruptive. Por A kemi shpresë në për të kapur IPARD 3 dhe a kemi dhënë ne një shembull që e meritojmë IPARD 3. Unë ju siguroj që edhe para 2-3 muaj ne kemi bërë të njëjtin gabim që kemi bërë me IPARD2. Pra shpërndarja e naftës te fermerët është një formë IPARD. Po me një vlerë më të vogël, por e njëjta skemë korruptive me shkresa pafund. Por të gjithë skualifikoheshin për shkak të mungesës së dokumentacionit që nuk është kërkuar në fillim të aplikimit, por ta kërkojnë në fund që të të penalizojnë”, tha mes të tjerash ai.
