Ernest Muçi vazhdon të tregojë veten te Trabzonspor, teksa së fundmi kontribuoi në fitoren 1-0 ndaj Rizespor.

Një veprim spektakolar i futbollistit të Kombëtares shqiptare nxori jashtë fushës praktikisht mbrojtësin që po e ndiqte, duke dhënë më pas një pasim në anën tjetër e me topin që u kthye në fund në rrjetë.

Muçi ka marrë lëvdata për atë aksion e për më tepër, edhe vetë klubi i Trabzonsporit ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale duke treguar me ngadalësim lëvizjen mashtruese të sulmuesit shqiptar. “Art”, shkruante klubi turk si koment të vetëm që shoqëronte ato pamje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb