Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me politikanet shqiptare duke nxjerrë foton e një puleje. Fuga kërkon që t’i bëhen më shumë ‘like’ kësaj puleje në foto për shkak të mirësjelljes së saj.
Ai thotë se gjeli, që kishet kënduar më parë në orën e tij të mësimit online kishte refuzuar të dilte foto duke thënë ‘’Ikno ore, nuk keni punë tjetër ju’’.
Ndërkohë që për pulën Fuga ironizon duke e cituar ‘’Dal unë sepse nuk mund të injorojmë kërkesë e profesorit’’.
STATUSI NGA ARTAN FUGA
Lutem jepini like kësaj pule më shumë se çdo politikaneje ? për mirësjelljen e saj. Gjeli që kishte kënduar në orën e mësimit, i turpëruar refuzoi të dilte në foto. Ikni ore – kishte thënë – nuk keni punë tjetër ju!
Kurse mikesha e tij, pula, shihni çfarë estetike ka!, kishte thënë : dal unë sepse nuk mund të injorojmë kërkesën e profesorit, gjithsesi!
Lutem like për këtë pulë!
(BalkanWeb)
