Gazetari Artan Hoxha ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për kërcënimin e Kryeprokurorit të Republikës, Adriatik Llalla për të cilin tha se nuk është në nivelin e kërcënimeve të prokurorëve të mëparshëm. Hoxha tha se Kryeprokurori duhet të kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet kushtetuese në vend dhe të mos shmangte procedurat që parashikon ligji.

Ndërkohë Hoxha ka deklaruar gjithashtu se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar dje një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfishtë më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, 4 prej viktimave policë. Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj. Sipas Hoxhës, deputeti në fjalë ka deklaruar se do të takonte ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, i cili u arrestua për korrupsion por nuk e ka takuar.

“Para se të hynte në burg, deputeti ka kërkuar që të fiken kamerat e sigurisë, në mënyrë që të mos linte gjurmë”, tha Hoxha, i cili deklaroi se deputeti është takuar me Dritan Dajtin dhe një tjetër të burgosur që dyshohet se është Kastriot Ismailaj. Ai shtoi se dyshohet se rrjeti që mund të ketë kërcënuar kryeprokurorin ka përmendur dhe Dritan Dajtin.

Hoxha tha se deputeti mund të takojë çdo të dënuar, pasi këtë ia lejon ligji por se nuk është normale që kërkohen të mos lihen gjurmë, pra të mos funksionojnë kamerat.

Çfarë dimë për hetimet në lidhje me kërcënimet?
Prokuroria i ka nisur hetimet që para 4 muajsh. Ka një kallëzim të kryeprokurorit. Është hapur procedim penal. Grupi hetimor është një grup i ngushtë. Njerëz të afërt që kanë një pozicion dhe janë në kontakt me kryeprokurorin, njerëz të besuar të tij. Ky informacion është mbajtur për 4 muaj sekret, i fshehtë deri kur ka rrjedhur nga brenda grupit hetimor. Fakti që e kanë mbajtur për 4 muaj këtë gjë të rëndësishme do të thotë se ata kanë operuar mirë deri kur ka rrjedhur informacion. Që kur është bërë publik informacioni, kemi një çështje, ka pasur edhe një reagim nga kryeprokurori që as nuk e pohon dhe as nuk e mohon.

Ndërkohë kryeprokurori ruhet me masa të rrepta sigurie…
Një nivel i tillë masash sigurie, që tek dyert e makinës, që tek eskorta që e shoqëron. Me legjislacionin shqiptar kryeprokurori ruhet me 8 truproja në situatë normale, Presidenti me 16. Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit me 12 truproja.

Në një situatë të tillë sa shkon?
Kjo është në bazë të alertit. Këto pamje (takimi me homologun maqedonas në Korçë) dëshmojnë se kryeprokurori është një njeri që ka siguri. Asnjë prokuror nuk është goditur për 25 vite. Ka pasur kërcënime edhe më të rënda. Ka edhe gjyqtarë, Skerdilajd Konomi që nuk është vrarë për shkak të detyrës por për motive të tjera. Deri tani nuk ka autor dhe siç janë gjasat nuk ka për të pasur autor. Ish-prokurorit Martini i është vendosur lëndë eksplozive, ish-prokurorit Sollaku i është ekzekutuar shoferi në bulevard dhe janë dënuar perona konkret. Kjo ngjarje nuk e ka nivelin e kërcënimeve që e kanë pasur prokurorë të mëparshëm.

Jemi në 2016, vjen një kërcënim serioz në drejtim të kryeprokurorit dhe largon familjen. Çfarë sigurie ka një qytetar?
Kjo është trishtuese. Njeriu simbol i qëndresës në këtë vend, njeriu që garanton qytetarët, familjet e tyre, bizneset e tyre për mua është Prokurori i përgjithshëm. Nëse Kryeprokurori i vendit tim nuk kërkon mbrojtjen e institucioneve kushtetuese kur ai ndihet në rrezik dhe duke shmangur të gjitha procedurat që parashikon ligji, atëherë është me të vërtetë trishtuese.

Deri në momentin që lajmi u transmetua, policia nuk ka patur dijeni. Madje a nuk i është kërkuar ndihmë policisë. Kjo tregon se bashkëpunimi mes dy institucioneve nuk është noraml .kemi dy institucione të vendosura në llogore të ndryshme. Urdhër ndalimi për Shullazin u dha nga Prokurori i Krimeve të rënda pas takimin e kryeprokurorin Llalla. Dhe kjo mund të ketë shkaktuar zemërim.

Por nga situata u vunë në lëvizje edhe struktura të tjera. Para një jave kam marrë një mesazh, nga një burg në kryeqytet. Ky me thotë që një person i ekspozuar politikisht kërkon të hyjë në burg, por të mos lerë gjurmë. Pra kërkon të mos funksionojë sistemi sigurisë, pra kamerat. Jam përpjekur për 2 ditë të mbaj në mbikëqyrje institucionin konkret. Më kanë thënë që një deputeti i Komisioni të Sigurisë kërkon të hyjë në burg. Këtë ia lejon ligji. Çdo deputet i komisionit, brenda orarit të lejueshëm edhe pa treguar misionin e tyre. Dhe burgu duhet t’i përgjigjet për këtë kërkesë. Ligji ia lejon këtë kërkesë. Por nuk është normale që kërkohen të mos lihen gjurmë. Pra të mos funksionojnë kamerat. Ka patur një rezistencë nga personat që kanë qenë në turn, nuk kanë pranuar që kjo të ndodhë, pasi kanë patur frikë nga penalizimi. Ata persona që nuk kanë pranuar, janë transferuar në burgje të tjera. Takimi nuk u bë në ato ditë që unë e kam mbajtur nën mbikëqyrje burgun. Por u bë dje në orën 15:30 minuta, në burgun 302, ku qëndrojnë persona me precedentë të rënda penale. Në rastin konkret ka qëlluar që nëndrejtori i burgut është i LSI. Është kontaktuar me dy të burgosur.

Zyrtarisht është lajmëruar që takimi do të bëhet me nëndrejtorin që në fakt është i ndaluar, por takimi është bërë me dy persona të tjerë që ndodhen në të njëjtin repart. Është Kastriot Ismailaj, që është i arrestuar për çështjen DIA; dhe mund të nxjerrë të dhëna që implikojnë krimin me politikën; dhe është kontaktuar edhe Dajti, pasi dyshohej se rrjeti që mund të kenë kërcënuar kryeprokurorin është përmendur dhe ky person. Por këtë do ta nxjerrin hetimet.

Doni ta bëni publik emrin e deputetit?
Nuk besoj se duhet. Pasi ai ka deklaruar që do të takojë nëndrejtorin e burgut, dhe jo këta dy persona. Problemi nuk qëndron në faktin se pse një deputet ka hyrë për të takuar një deputet, por fakti që ka kërkuar fikjen e kamerave, apo fakti që nuk ka takuar personin për të cilin është bërë kërkesa, por dy persona të tjerë.

Kjo është një gjë që mund të hedhë dritë dhe na çon drejt shqetësimit të madh se çfarë po ndodh me kryeprokurorin dhe nëse kanë lidhje këto takime me kërcënimin.
Ajo që më shqetëson mua është shmangia e policisë dhe mënyra se si është larguar familja e prokurorit. Sepse kryeprokurori është simbol i garancisë në këtë vend.
Parë në këtë prizëm nëse kryeprokurori trembet për arsye kërcënimi…
Ju më pyetët për çështjet e hetuara gjatë këtij viti. Maja e gjithë këtyre është vrasja e bankierit Santo, pamjet filmike zbuluan të gjitha lëvizjet. Kur nuk zbulohet një ngjarje e përmasave të tilla. Midis tyre është edhe çështja DIA-CEZ. Dëshmitarët në këtë proces janë në masa të sigurisë të larta. Një hetim tjetër ka qenë Shullazi. Në gjithë këtë duket sikur është goditur vetëm një grup. Kemi vrasjen e një qytetari në mes të Tiranës dhe janë dënuar vetëm për moskallëzim krimi. Në 2014 gjatë operacionit Lazarati, prokurori ka pasur mbi 300 procedime. Është dënuar vetëm Gate Mahmutaj dhe djali i tij dhe gjithë të tjerët kanë marrë procedime vetëm sepse prokuroria nuk e ka cilësuar sulmin ndaj policisë si vrasje në tentativë. Sot kemi këtë situatë në Shqipëri sepse ata që kontrollonin Lazaratin, që e kishin kthyer në një territor autonom e kanë shtrirë në territor dhe kanë lidhje të forta si në administratë si në polici dhe si në elitën e këtij vendit.

Në çështjen e prokurorit të përgjithshëm kam pritur nga prokuroria një reagim të detajuar, një mesazh, një konferencë shtypi që institucioni i akuzës nuk është i trembur. T’i çojë një mesazh publikut që nuk e ka humbur besueshmërinë.
Ne nuk e kemi goditur kurrë mafien në këtë vend, duke përfshirë dhe gazetarët. Ne nuk e kemi goditur kurrë mafien e vërtetë.

Pse kemi mafie?
Gjithë këto që po shohim, vjedhje bankash, vrasje biznesmenësh. Minimalisht që opinionit dhe qytetarëve t’u jepet besueshmëri dhe siguri duhet një mesazh.
A është kërcënuar ministri i brendshëm: a është kërcënuar deputetja: a është kërcënuar kryeministri, po; a është kërcënuar kryetari i Kuvendit, zoti Meta, po është kërcënuar.

BISEDA E PLOTË

(m.k/el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: