Vëmendja e botës tani është përqendruar te katër astronautët që do të jenë njerëzit e parë që nga epoka e Apollos 50 vjet më parë, duke i hapur rrugën gjeneratës së ardhshme të eksploruesve .

Misioni Artemis II i NASA-s do të dërgojë katër astronautë në një orbitë rreth Hënës, duke testuar sistemet e mbështetjes së jetës dhe navigimit.

Reed Wiseman është udhëheqësi, Victor Glover astronauti i parë me ngjyrë në rajonin hënor, Christina Koch gruaja e parë që arriti atje dhe Jeremy Hansen astronauti i parë jo-amerikan që udhëtoi kaq larg.

Astronautët do të kryejnë eksperimente për të kuptuar se si ndikohet trupi i njeriut në distanca të mëdha nga Toka.

Ndërsa, misioni, që do të zgjasë rreth 10 ditë, do të niset nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.

Katër astronautët janë stërvitur për më shumë se dy vjet dhe kanë qenë në karantinë në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston që nga 18 marsi, gati për t’u ngritur në ajër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb