Ndërron jetë sopranoja Luiza Çako Papa. Luiza Çako ishte bashkëshortja e tenorit dhe këngëtarit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare, si dhe nëna e kantautorit të njohur Piro Çako, i cili ka ndjekur gjurmët e prindërve të tij në muzikë, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën moderne shqiptare.

Luiza ka pasur një karrierë të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të lenë shenjë në artin shqiptar.

E ëma e kantautorit të njohur Pirro Çakos, Luiza Papa ka qenë një nga gratë më të bukura shqiptare të viteve ’60, ndërsa e përshkruanin si vajzën që të gjithë kthenin kokën kur ajo kalonte.

Luiza Papa shquhej për veshje të veçanta tërë elegancë, për stilin e saj perëndimor dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb