TIRANE- Moti me shi nuk i ka penguar disa artistë dhe qytetarë që të dalin edhe sot në protestë para Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar prishjen e këtij institucioni dhe ndërtimin e një godine të re.

Ai që ka folur i pari në këtë protestë, ka qenë aktori Neritan Liçaj, i cili ka lexuar peticionin për të mbrojtur godinën dhe më pas ka kërkuar nga qytetarët që të firmosin.

Peticioni firmoset duke pasur me vete kartën e identitetit, për të shmangur parregullsi në procedura.

Kujtojmë se në seancën e kaluar të Kuvendit, mazhoranca ka kaluar me procedurë të përshpejtuar futjen në kalendar të pr.ligjit për t’i hapur rrugë shembjes dhe ndërtimit të Teatrit të Ri, pavarësisht se opozita në Kuvend e ka kundërshtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: