Aktori Mehdi Malkaj deklaroi se Rama tashmë është një ish-kryeministër sepse populli po e largon pasi ka vjedhur edhe jetën e foshnjave.
“Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë dhe hardhucat. Jemi në një kohë të vështirë, por heroike. Unë nuk hjam njeriu më i mençur, por e dua Shqipërinë.
Këtu nuk mungon asgjë, i kemi të gjitha, por nuk jemi ne mirë, të ishin ne mirë e kishim marrë para me këngë dhe valle.
Ky nuk është kryeministër, është ish-kryeminiatër për mua, e hoqëm me shkelma sepse vodhi edhe jetën e foshnjave ende pa lindur. Nuk ka lënë gjë pa vrarë.
Na duhet ky grushti i madh i Migjenit. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veten time.
Artistët kur është puna për ballo me Ramën i ke atje”, tha ai.
