Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi ka reaguar pas dëshmisë dje në SPAK për 90 minuta.

Pasi sqaron arsyet e thirrjes në SPAK, Bushi lë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e 14 majit për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Krujës teksa thotë se çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut.

“Duke respektuar strikt procedurën hetimore dhe në respekt të informimit të publikut për aq sa më lejon ligji, dua të bëj me dije se sot kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time në lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoçja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndërtime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore! Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me procedurat e prokurimeve dhe tenderave publike.

Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit. Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut.
Me mirënjohje, Artur Bushi”, shkruan ai.

Artur Bushi 1
Artur Bushi 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: