Mijëra qytetarë të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë kanë vijuar protestën masive, duke kërkuar njëzëri dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar. Pjesëmarrësit kanë shpërthyer në thirrje të forta kundër asaj që e cilësojnë si një kastë politike të korruptuar, duke kërkuar drejtësi penale dhe sekuestrim të pronave të vjedhura.
Gatë fjalimeve në podium, vëmendjen e ka tërhequr një prej qytetarëve, i cili ka ironizuar flasin e pjesëmarrjes në atë që e quajti “antimiting” të kryeministrit një ditë më parë në Vlorë.
“As 3500 vetë nuk mblodhi dot në antimitingun e Vlorës, aq i mbledh edhe Saliu o ditëzi! Ne nuk ikim, jemi këtu. Nuk largohemi nga sheshi. Kryeministrit të pakicës i themi se u mor me 500 mijë vetë, por nuk mblodhi dot as 5 mijë atje. Ne kemi vetëm një gjë, nuk ikim nga këtu, nuk ndalemi. Nesër do jemi më shumë”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të turmës.
