Napoli duket se ka gjetur një yll të ri në merkato, me gjeorgJianin Khvicha Kvaratskhelia që ka shkëlqyer në paraqitjet e tij të para me fanellën e italianëve.

21-vjeçari shënoi një dopietë në ndeshjen e djeshme përball MonzA-s të cilët napoletanët e fituan me rezultatin 4-0. Ky ishte goli i tretë në dy ndeshjet e para për gjeorgjianin, i cili rezultoi edhe një herë deçiziv për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren dhe për të vendosur një rekord të veçantë.

Në 10 vitet e fundit askush te Napoli nuk ka bërë më mirë se ai në dy ndeshjet e para, me Kvaratskhelia që lë pas emra të tjerë të mëdhenj si Edinson Cavani apo ish-kapiteni Lorenzo Insigne.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb