Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.

Në fjalën e tij ku sqaronte vendimin, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.

“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit, përsa kohë ajo e ka interesin për këtë

Përfundimisht shpall kandidat fitues nga lista shumëemërore nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, zonjën Kleana Xhuveli”, u shpreh Celibashi.

Screenshot 436
Screenshot 436

Mbetet për t’u parë nëse dorëheqjet e listës së mbyllur të koalicionit Lapaj-Shabani do të vijojnë tanimë me qëllim që radha t’i kalojë listës së hapur. Por kandidati i renditur i 8-ti, Zeqir Kordhoni ka shprehur gjithashtu interesin në KQZ për të marrë ai mandatin e deputetit, veprim i cili nxiti edhe përplasjen e dy partnerëve të koalicionit, sot të përfshirë nga një konflikt i paprecedentë se kush do të zërë karrigen në Kuvend.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb