Lionel Messi ka zgjedhur të transferohet te Inter Miami në MLS amerikane. Kështu bën me dije gazetari Miguel Rico, i cili e dha lajmin në Twitter.

Kështu, Messi refuzon një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite apo një rikthim te Barcelona, teksa duket se ka zgjedhur të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

35-vjeçari fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në fund të vitit të kaluar, pas një turneu fantastik në Katar, ku konfirmoi veten si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Megjithatë, me Messin dhe Cristiano Ronaldon tani të dy jashtë Evropës, dhe me Zlatan Ibrahimovicin që u tërhoq nga futbolli i luajtur disa ditë më parë, duket vërtetë si fundi i një epoke.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: