Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, ishte i ftuar në emisionin Log. në News24, në një panel me gazetarë kryesisht të çështjeve politike.

Bylykbashi u shpreh se në asamble u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE dhe ashtu siç është bërë e ditur, do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 maj.

Oerd Bylykbashi: “Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik.

Sekretarja e Përgjithshme e PPE Dolors Montserrat u shpreh për Shqipërinë se “jemi të shqetësuar që ato shqetësime që u ngritën në rezolutën e martuar në kongresin e PPE në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri u vërtetuan. Për rrjedhojë në do të vazhdojmë të ndjekim me shumë kujdes raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR dhe do të qëndrojmë pranë faktorëve demokratike në Shqipëri.

Kjo deklaratë i hapi rrugë edhe kërkesës tonë për një mision faktmbledhës në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri  gjë që u pranua nga Asambleja Politike e PPE. Ata do ta organizojnë sa më shpejt të jetë e mundur që ky mision të vijë në Shqipëri dhe të mbledhë fakte në lidhje me atë që kanë shkruar ata.

Sekretarja e Përgjithshme tha që do të presim edhe raporton e ODIHR. Kështu që e gjitha do të varet edhe në raport me zhvillimet këtu, procesi ankimor, denoncimet që në po bëjmë dhe raporti i OSBE/ODIHR.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb