Lufta ne Iran solli kaos dhe probleme për lojtarët e huaj në këtë vend. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë skuadra kanë marrë përsipër kthimin e futbollistëve në shtëpi nëpërmjet rrugëve tokësore.

Duke qënë se është i pamundur fluturimi në këto kushte, klubi i Esteghalit ka ndihmuar sulmuesin e kombëtares Jasir Asani për t’u larguar nga Tegherani. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Regi Lushkjën, futbollistin shqiptar të Traktorit, i cili tashmë ka kaluar kufirin. Kujtojmë që pjesëmarrja e Iranit në Botëror është në rrezik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb