Jasir Asani protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar gol me Gwangju, në transfertën ndaj Suwon.
Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar kështu topin në rrjetë.
Për 30-vjeçarin ky ishte goli i shtatë sezonal në K League, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.
Edicion pozitiv ky për Asanin, i cili përflitet edhe për një largim të mundshëm nga kjo skuadër.
