TIRANE

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve në bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme rrugore. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotot nga puna për asfaltimin e rrugës “Gjergj Elez Alia”, në Astir.
“Nga rruga “Gjergj Elez Alia”, në Astir, ku ekipi ynë ka kryer asfaltimin e saj.
Çdo lagje është prioritet”, shkruan Veliaj.

Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve vazhdon të punojë edhe në këto ditë gjatë natës, duke u kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb