“Shqipëria po bën revolucion”, “Arrestoni Ramën dhe Ballukun” janë disa prej thirrjeve të qytetarëve teksa vijojnë marshimin nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.
Protestuesit, të pajisur me flamuj kombëtarë, po marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa vijojnë të artikulojnë kërkesat e tyre kundër qeverisë.
Mes thirrjeve të protestuesve janë edhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, ndërsa protestuesit akuzojnë mazhorancën për korrupsion dhe keqqeverisje.
