BERAT/SHKODËR- Asgjësohen 660 rrënjë kanabis në fshatin Zhitom të Beratit, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi. Burime nga policia lokale bënë me dije se në është shtetasi me iniciale F.K, 53 vjeç. Sakaq, lënda narkotike u zbulua në vendin e quajtur ‘Përroi i Gushturicës’.
Po sot në fshatin Mazrrek të Shkodrës janë asgjësuar 990 rrënjë kanabis. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)
