Në protestën e 100-të para kryeministrisë, spikati rikthimi i një prej protestueseve më të veçanta, e cila bëri bujë me parullat e saj.

Në protestë, ajo u shpreh se ka marrë vendimin më të mirë për t’u rikthyer dhe se parullat e saj, pavarësisht se disave nuk u pëlqejnë, do vazhdojë të bëjë të tilla.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Ju keni më dhënë jetë dhe shpresë, ju më keni ripërtërirë përsëri.
Vërtertë, kur erdha në protesta, e pashë që më kishin pritut.
Të gjithë ishin të merakosur për ne, ne nuk na largon askush nga protesta. Kjo lloj proteste, grupi im i komitetit për mbrotjen e popullit që u arrestua në 89-tën, kërkonte një protestë të tillë dhe ajo u realizua pas kaq shumë vitesh. Vitet nuk kanë rëndësi, unë nuk plakem. Unë isha e lodhur, e stresuar dhe e shantzhuar. Unë kam patur parulla që disa nuk kanë qef t’i shikojnë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb