Kristjan Asllani është kthyer në çështje në shtëpinë zikaltër. E ardhmja e mesfushorit të kombëtares tonë, jo vetëm që nuk po merr zgjidhje sa i takon vijimit të karrierës së tij në prag të sezonit të ardhshëm, por po pengon edhe merkaton hyrëse tek Inter.

Klubi zikaltër po kërkon të investojë në tregun e transferimeve, aty ku synimi kryesor mbetet Ademola Lookman. Për sulmuesin nigerian të Atalantës mund të mps mjaftojnë 40 mln euro, aq sa është oferta momentale e Interit drejtuar klubit bergamask. Ndaj për këtë aryse Inter mund të jetë e detyruar të rrisë ofertën. Në këtë mënyrë ajo ç’ka po përpiqen të bëjnë zikaltrit është të shesin lojtarët, që nuk janë më pjesë e planeve të teknikut Cristian Chivu.

Një prej tyre është edhe Kristjan Asllani. Drejtori Sportiv Pier Ausillo theksoi sërish faktin se mesfushori elbasanas nuk është më pjesë e projektit të klubit sa i takon të ardhmes. Megjithatë për momentin mungojnë ofertat që mund të kënaqin financiarisht klubin e Interit. Në shtëpinë zikaltët, dëshirojnë të mos e largojnë Asllanin pa marrë mbprash paratë e investuara për kartonin e tij, plotë 14 mln euro të shpenuzara për të, kur në verën e 2022 Inter e afroi nga Empoli.

Në Itali duket se do të jetë e vështirë, që një ekip të shpenzojë rreth kësaj shifre ndaj pista më e mundshme është ajo e transferimit jashtë. Betis ka qenë një nga skuadrat që ka shprehur qartë interesimin për Asllanin, por ky i fundit ka refuzuar menjëherë. Asllani ndjehet shumë mirë në Itali së bashku me familjen e tij e nuk ka ndërmend të lëviz e të vijoj karrierën diku tjetër.

Një qëndrim ky, që bie ndesh me interesat e klubit, me palët që pritet të ulen sërish në bisedime për të gjetur një zgjidhje që mund t’i kënaq të dyja e të zgjidhë përfundimisht ngërçin e krijuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: