Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq në debutim me Besiktas, ndërsa Federata e dënoi me dy ndeshje pezullim. Mesfushori mungoi në ndeshjet ndaj Kocaelispor në Kupë dhe ndaj Alanyaspor në kampionat.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i Besiktas, Sergen Jalçin po mendon që të aktivizojë titullar Asllanin, në sfidën e radhës, atë ndaj  Basakshehir, të dielën e 15 shkurtit. Jalçin ka besim te lojtari kuqezi dhe është gati t’i dorëzojë “çelësat” e mesit të fushës për pjesën e mbetur të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb