Duket thjeshtë çështje kohe. Kristjan Asllani do të kalojë te Besiktas të paktën deri në fund të sezonit. Ka qenë vetë Serdal Adali, presidenti i Besiktas, që ka bërë të ditur gjithçka.

“Kristjan Asllani po vjen. Ne kemi arritur një akord me Interin dhe me lojtarin. Ka një proces të mbylljes së akordit mes Interit dhe Torinos. Ai do të mbërrijë sot në darkë ose nesër në mëngjes”- tha Adali.

Palët janë duke pritur përfundimin e negociatave për ndërprerjen e kontratës midis Torinos (skuadër në   të cilën Asllani luajti si i huazuar” dhe Interit për Asllanin. Pasi të përfundojnë negociatat dhe të sistemohen detajet e transferimit, zyrtarizimi do të vijë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb