Fisnik Asllani shkëlqeu me Kosovën në Kualifikueset e Botërorit, duke i dhënë një dorë skuadrës për arritjen në Play Off. Paraqitjet e lojtarit i cili luan te Hoffenheim nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa sulmuesi dardan ndiqet nga disa skuadra të mëdha.
Hoffenheim i ka caktuar çmimim Fisnik Asllanit. Kushdo që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë 50 milionë euro.
Klubi gjerman saktëson se nuk bën ulje çmimi dhe për këtë gjë, është i prerë. Sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim.
