Empoli dëshiron të mbajë në skuadër Kristjan Asllanin, pavarësisht interesimit nga skuadrat e mëdha. Kjo është ajo që thotë Fabrizio Corsi, Presidenti i këtij klubi, në një intervistë të dhënë për Radio Marte.
“Asllani? E ka fituar vendin në Serinë A, na bindi me gjithçka, e duam edhe për sezonin tjetër. Kemi më shumë urgjencë për të kompletuar ekipin se për të fituar para. Në treg do të jemi aty për të mbrojtur veten tonë” – Tha ai. Mesfushori shqiptar, siç duket, do të lërë modestët e Serie A vetëm në rast të ndonjë oferte të madhe.
(BalkanWeb)
